Komuna e Prishtinës e ka analizuar raportin e publikuar sot nga OJQ FOL, thuhet në reagim e saj, shpërndarë medieve. Në tri raste të cekura nga kjo OJQ, komuna ka bërë zgjedhjen e operatorit me çmimin më të lirë, me qëllim të ruajtjes së parasë publike.
Zgjedhjet që ka bërë komuna në të tri këto raste kanë qenë në përputhshmëri të plotë me ligjin e prokurimit publik dhe kushtet e parapara në dosjen e tenderit. Mirëpo, OSHP i ka dërguar dy nga këto raste në rivlerësim dhe një rast në ritenderim. Edhe pas ritenderimit dhe rivlerësimit, prapë Komuna e Prishtinës ka bërë zgjedhjen e operatorit ekonomik me çmimin më të lirë.
Në një rast tjetër, OSHP ka aprovuar plotësisht kriteret në dosjen e tenderit të përcaktuar nga Komuna e Prishtinës në të cilat kritere operatori ekonomik ka shfaqur ankesë.
Prandaj, në asnjërin rast nuk është bërë shkelje nga ana e Komunës së Prishtinës. Përkundrazi, janë bërë zgjedhjet e operatorëve ekonomik me çmimin më të ulët për të ruajtur paranë publike.
Komuna e Prishtinës vlerëson se ky raport është joprofesional dhe i njëanshëm. Kjo OJQ është dashur të kontaktoj me Komunën e Prishtinës për të marrë informacionet e plota për të katër këto raste. Fakti që kjo OJQ nuk ka kontaktuar komunën nënkupton se ka pasur qëllime të tjera. Dëshirojmë të besojmë se këto konstatime të nxjerra nga OJQ Fol janë vetëm si rezultat i mungesës së hulumtuesve të zyrtarëve të saj.
Me këtë rast, sqarojmë opinion e gjerë se në raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për Komunën e Prishtinës është konstatuar se Komuna e Prishtinës e ka respektuar plotësisht ligjin e prokurimit në 297 aktivitete të prokurimit që ka bërë gjatë vitit 2012. Auditori i Përgjithshëm është i thirrur për të dhënë vlerësime profesionale për mënyrën e shpenzimit të parasë publike dhe përputhshmërinë me ligjet në fuqi.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.