Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi vlerëson se shteti kroat nuk ka pasur të drejtë ta arrestojë zëvendës ambasadorin Urtak Hamiti.
Gashi ka thënë se me ligjet në fuqi një ambasador apo zëvendës ambasador nuk ka të drejtë të arrestohet, vetëm atëherë kur zihet në flagrancë duke bërë vepër penale.
“Shteti Kroat nuk ka pasur të drejtë ta arrestojë Urtak Hamitin për shkak se ka pasur imunitet diplomatik, mirëpo për gjëra të tjera duhet të jap përgjegjësi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës”, ka thënë Gashi për standardi.info.
Gashi nuk ka komentuar për çështjen se a ka qenë spektakël arrestimi i Hamitit, mirëpo ka thënë se “parimisht nuk ka pasur të drejt Kroacia ta arrestojë”.
Fundin e Javës së kaluar ishte arrestuar zëvendës ambasadori në Kroaci, Urtak Hamiti në gjendje të dehur. MPJ-ja sot do të dal me një vlerësim për këtë çështje pasi ka paralajmëruar krijimin e një komisioni të veçantë për këtë problem.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.