Sunday, August 4, 2013

Gazeta turke për Edi Ramën: Mysafiri 2 metrosh

Tiranë, 5 gusht - Mysafir dhe mbi 2 metra i gjatë. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta e Stambollit  “Sabah” në një shkrim ku jepen detaje nga takimi që kryeministri i ardhshëm shqiptar pati me kryeministrin turk Erdogan. Ky titull pikant nuk i ka shpëtuar as Edi Ramës, i cili menjëherë e ka publikuar në Facebook një kopje të gazetës me përshkrimin ‘Mysafiri 2 metra’, duke e koleksionuar tek e preferuara e tij si kategori “Photo of the day”.
“Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë, i cili dikur ka qenë basketbollist”, citohet më tej shkrimi kushtuar Ramës, i cili zhvilloi në Turqi një vizitë zyrtare me ftesë të Recep Tayyip Erdogan.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.