Sunday, August 4, 2013

Buzhala: Bukoshi të përjashtohet nga Qeveria

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar ndaj deklaratave të Bujar Bukoshit, i cili ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do ta mbështesë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Bukoshi, i cili është njëri prej themeluesve të Listës Listës "Dr. Ibrahim Rugova", është Zëvendëskryeministër në Qeverinë Thaçi.
Sipas Buzhalës, kjo është edhe arsyeja që PDK menjëherë duhet të përjashtojë Bukoshin dhe "Listën Dr. Ibrahim Rugova" nga Qeveria.

"Po të isha unë Kryeministër i vendit që sot do ta thërrisja Bujar Bukoshin dhe do ta shkëpusja marrëveshjen për koalicion me të ashtuquajturën Lista Rugova. Si është e mundur që një partner qeveritar, si Lista, në njërën anë të jetë pjesë e qeverisë - duke i vjelur gjitha benificionet që ofron Qeveria - e në anën tjetër të lutet dhe të punojë që LDK të fitojë në të gjitha zgjedhjet? Kujt i duhet një partner i tillë?" ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook, transmeton express.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.