Prishtinë, 4 gusht - Bujar Bukoshi ka thënë se do të përkrahë LDK-në që t'i fitojë zgjedhjet lokale dhe parlamentare, pavarësisht se është në koalicion me PDK-në.
Njëri prej themelueseve të Listës "Dr. Ibrahim Rugova", Bujar Bukoshi ka vendosur të përkrahë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi .
Pavarësisht se është në koalicion me PDK-në në Qeveri, Bukoshi ka thënë se në zgjedhje do të përkrahë partinë që aktualisht e udhëheq miku e tij, Isa Mustafa.
"Ne jemi LDK, natyrisht ne do t\'i përkrahim edhe në zgjedhjet lokale. Dëshira jonë është që LDK të fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale e edhe në zgjedhjet parlamentare t’'i fitojë shumicën e votave dhe të qeverisë me vendin", ka thënë Bukoshi.

No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.