Njësitet Policore të komunikacionit rrugor të caktuara për mbikëqyrje të autostradës mbrëmë, më 5 gusht, rreth orës 24, kanë arritur të parandalojë mbajtjen e një gare të paparalajmëruar automobilistike në autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”.Kjo garë e planifikuar nga një grup personash pritej të mbahej në kilometrin e 52 –të të autostradës në të cilën ishin grumbulluar mbi 100 automjete të ndryshme udhëtarësh, kryesisht të reja dhe të shpejta me qëllim të zhvillimit te garave .
Për të përcjellë këtë garë automobilistike të organizuar në mënyrë të kundërligjshme, në autostradë ishin grumbulluar rreth 150 qytetarë të rajoneve të ndryshme.
Njësitet policore të komunikacionit rrugor të asistuar nga njësitet policore te stacionit të Malishevës kanë arritur të parandalojnë mbajtjen e kësaj gare dhe njëherit të largojnë automjetet nga autostrada, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës .
Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë së komunikacionit rrugor dhe parandalimit të veprimeve të kundërligjshme apelon tek të gjithë qytetarët, pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit ndaj çdo kundërvajtësi.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.