Sunday, August 4, 2013
Kosovari ndihma për fëmijën tetraplegjik në Shqipëri
Një emigrant kosovar në Gjermani ka udhëtuar drejt familjes së fëmijës 13-vjeçar tetraplegjik në Dukaj të Tepelenës.
Enis Krasniqi ka dhuruar për familjen Hysi një lavatriçe që ka mbërritur në zonën e largët falë një transporti mjaft të vështirë.
Historia e 13 vjeçarit, Bedo Hysi, fëmija që jeton si tetraplegjik në një zonë të largët të Tepelenës ka vijuar të jetë një rast i ndjeshëm për tu ndihmuar, transmeton TCH.
Enis Krasiniqi një emigrant kosovar që jeton prej vitesh në Gjermani udhëtoi drejt fshatit Dukaj bashkë me mikun e tij per t’i ndihmuar, pasi thotë se pati dëshirën ta vizitojë familjen sapo u njoh me rastin, i denoncuar në disa raste prej “Top-Channel”.
”Ndihmat për familjet në Shqipëri”, thotë ai “janë mirënjohjeje edhe për atë që familjet shqiptare bënë gjate luftës së Kosovës”.
Shadija, nëna e fëmijës tetraplegjik thotë se ndihet shumë e prekur nga ndihmat qe i kane mbwrritur pwr djalin e saj te mitur.
Familja jeton në varfëri ekstreme, me të ardhura minimale në një zonë të thellë pranë fshatit Dukaj.
Më parë, Kryqi i Kuq e mbështeti këtë familje me një karrocë për persona me aftësi të kufizuar dhe një paketë të plotë ndihme, ndërsa 2 emigrantë të tjerë në Gjermani dhe Angli dhuruan për familjen njw shume te hollash.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.