Sipas MSA-së, Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e saj me BE-në ne luftën kundër përkeqësimit të mjedisit me theks në kualitetin e ajrit dhe ujit, menaxhimit të mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, mbikëqyrjen dhe zvogëlimin e shkarkimeve industriale, promovimin e efiçiencës së energjisë dhe sigurisë në të gjitha stabilimentet industriale, mbrojtjen e tokës, klasifikimin dhe trajtimin e sigurt të kimikateve dhe planifikimin urban.
Bashkëpunimi sipas MSA-së do të përdoret gjithashtu për të zhvilluar politikën e Kosovës për klimën dhe për të ndihmuar përfshirjen e Kosovës në përpjekjet globale për të zbutur dhe adaptuar me ndryshimin e klimës.
Një bashkëpunim me i ngushtë do të ndihmonte Kosovën në miratimin e legjislacionit të nevojshëm si dhe krijimin e një organizimi të duhur administrativ.
Kjo do të ndihmojë Kosovën në përfshirjen e rrjedhave në energjetikë, transport, industri, bujqësi dhe politikat e arsimit, transmeton FermaIme.
Për të përmbushur obligimet dhe përgjegjësit që rrjedhin nga MSA, Kosova duhet të intensifikoj përpjekjet për kompletimin e kornizës ligjore në harmoni me acquis communautaire.

No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.