Monday, August 5, 2013

Kosova me pasaporta më të sigurta në botë

Kompania “Infineon” e cila merret me prodhimin e pasaportave elektronike ka informuar se nga viti 2014 për Kosovën do prodhohen pasaportat më të sigurta në botë.
Sipas informatës së lëshuar nga vetë INFINEON, pasaportat e deritanishme ishin të pajisura me sistemin BAC ( Basic System Control), ndërsa tani pasaportat e Kosovës do pajisen me chipat SAC ( Supplemental Acces Control).

Systemi SAC është i njëjti sikur edhe vetë BAC, mirëpo SAC deshifron të dhënat në Chip me një alogaritëm i cili nuk mund të thyhet në asnjë mënyrë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas INFINEON, mundësia për të manipuluar këtë chip apo për të bërë një duplikat është e pamundur.

Ky sistem i ri i programimit i takon familjes e produkteve "Integrity Guard" zhvilluar nga vetë INIFINEON dhe të porositur nga kompania "Giesecke & Devrient" e cila ka marrë kontratën për shtypjen e pasaportave kosovare.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.