Monday, August 5, 2013

Diplomacia e ‘dehur’ e Hoxhajt!

Rasti i diplomatit kosovar Urtak Hamiti që u kap i dehur teksa bënte ‘xhiro’ nëpër Zagreb, ai i diplomatit tjetër në Slloveni që është gjiruar duke e fyer një palë vetëm pse i kishte kërkuar shpjegime si dhe rasti i zyrtares tjetër në Ambasadën e Kosovës në Zvicër e cila është parë duke mbajtur këmbët mbi tavolinën e punës teksa i shërbente palët, janë vetëm tri raste që tregojnë se brenda stafit diplomatik të Kosovës diçka nuk po funksionon.
Rastet e lartcekura janë bërë publike nga qytetarët dhe autoritetet e vendeve ku diplomatët kosovarë janë zënë duke bërë gjeste antiligjore, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka raportuar më parë ndonjë rast për kapjen e ndonjë zyrtari duke bërë vepra të tilla nëpër misionet diplomatike të Kosovës, shkruan “Tribuna”.

Të gjitha këto skandale kanë na japin të kuptojmë se diplomacia e Kosovës ka filluar të vuaj pasojat e emërimeve të papërgjegjshme dhe politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme qoftë të Skënder Hysenit si ish ministër i këtij dikasteri apo edhe vet Enver Hoxhajt, ministër aktual.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.