Kryetarët e komunave e lënë anash politikën kur është në pyetje zhvillimi ekonomik i komunës që ata udhëheqin, thonë në Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal, i cili përkrah projekte të cilat kanë si qëllim zhvillimin e komunave, në gjithë territorin e vendit.
Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimi të vendeve të punës, këtë vit, komunat pritet që të gjejnë mbështetje nga Bashkimi Evropian në sektorët e turizmit, bujqësisë, infrastrukturës, inovacioneve, ngritjes së kapaciteteve e kështu me radhë. Dhe krejt kjo përmes ARDA -Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal i posa themeluar nga këto 5 (pesë) agjenci dhe është fuqimisht i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Megjithëse janë krijuar vonë, kryeshefi i saj ekzekutiv, Shpend Balija në një intervistë për KosovaPress thotë se për këtë vit kanë plane shumë të mëdha.
Do të vazhdojnë të mbështesim AZHR-të të cilat mbështesin bizneset në Kosovë dhe zhvillimin e tyre, pasi dihet se sektori privat është krijuesi i vendeve të punës dhe mjeti më i fort i zhvillimit.
Detyrë e ARDA-së, sipas tij, është koordinimi i aktiviteteve të donatorëve, dhe të nivelit qendror, prej të cilëve rrjedhë mundësia më e mirë për investime.
“ARDA ka qëllim përkrahjen e pesë Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), për krijimin e vendeve të reja të punës, forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të bizneseve gjeneruese e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh se krijimi i biznesit edhe vendeve të punës është shtylla kryesore e cila do ta mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Ne kemi edhe sektorë të tjerë në kuadër të kësaj siç janë, bujqësia, turizmi. Qëllimi kryesor këtë vit është koordinimi i strategjive në koordinim me strategjitë e linjës”, ka thënë ai.
Kur flet për dallimet e rajoneve, Balija thotë se në perëndim duhet angazhuar më shumë në turizëm, jugu dhe lindja duhet angazhim më të madh në bujqësi, e në qendër dhe veri kërkohet zhvillim i bizneseve.
“Edhe pse jemi të ndarë në 5 rajoni kemi për qëllim që të dërgojmë Kosovën përpara. Problemet mund të jenë të ndryshme por ne koordinojmë punët dhe qëllim kemi që projektet e përkrahura dhe fondet që ndikojnë të kenë ndikim në zhvillimin ekonomik”, pohon ai.
Thotë se kryetarët e komunave kanë dhënë mbështetjen e tyre për gjithçka.
Sipas tij, ka dallime politike e edhe në ide por kur është në pyetje zhvillimi ekonomik i vendit ata gjejnë një rrugë të përbashkët.
“Kur vjen tek zhvillmi ekonomik të gjithë kryetarët shprehin gatishmëri dhe interesat janë të përbashkëta dhe fundi i fundit që rajoni si rajon të ecë përpara dhe edhe Kosova. Nëse ndalemi te rajonet nuk është në interesin e askujt që të përfitojë komuna si komunë dhe jo edhe një tjetër, kjo ngase nuk mund të kenë fushëveprim më të gjerë nëse veprojnë në vetëm një komunë”, thotë ai.
Për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor, ARDA do t’i ndërpres disa nga aktivitetet nëpër komuna derisa të kalojë ato dhe pas tyre ata do të kthehen me aktivitete duke adresuar çdo problemë dhe gjithçka tjetër.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.